E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nuk do t'i kursejme fondet per te gjitha sportet"

Bashkia e Tiranes do te rrise investimet per te gjitha sportet ne kryeqytet. Pjesemarrja e te rinjve ne sport dhe rigjallerimi i aktiviteteve sportive ne kryeqytet, do te jete nje nga angazhimet e kryebashkiakut Lulzim Basha. Qe nga muaji maj, shkollat 9-vjecare dhe te mesme te kryeqytetit jane angazhuar ne kampionatin "Bam Pasarela/Pranvere 2012", i cili zhvillohet per here te pare ne Tirane. Ne kete kampionat, i cili kishte filluar qe ne muajin mars, moren pjese me shume se 208 femije nga shkolla dhe shoqata te kryeqytetit. U zhvilluan gjithsej 46 ndeshje dhe ne finale dolen shoqata sportive "Studenti" kunder shoqates sportive "Superior Basket", e cila u mbyll me fitoren e kesaj te fundit, 47-34.

Nderkohe, ne ambientet e shkolles "Don Bosko" u zhvillua kampionati i shkollave te mesme te kryeqytetit. Ne kete kampionat moren pjese 12 ekipe, me rreth 180 te rinj. Bashkia e Tiranes dhe kryetari i saj ndane cmimet me kupa, medalje, diploma uniforma dhe dhurata te ndryshme per te gjithe pjesemarresit. Ne perfundim te aktivitetit, kampion u shpall shkolla e mesme "Harry Fultz", duke mundur ne finale shkollen "Don Bosko", me rezultatin 76-68. Keto kampionate te organizuara nga Bashkia e Tiranes, ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te basketbollit, kishin si synim ringjalljen e jetes sportive tek te rinjte e Tiranes. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i pranishem ne ceremonine e zhvilluar, theksoi angazhimin e Bashkise, per t'u krijuar sa me shume mundesi te rinjve, per t'u marre me sport.

"Bashkia nuk do te kurseje as fondet dhe as perpjekjet e veta. Sa me shume kohe te rinjte harxhojne me sportin dhe aktivitetet sportive, aq me mire eshte, aq me te forte, te shendetshem e me te kulturuar behen dhe aq me pak kohe harxhojne me gjera te tjera. Kjo eshte arsyeja, se pse ne do te investojme edhe ne ambientet sportive", - u shpreh Basha. Gjithashtu, ai theksoi se ky investim do te pasohet edhe nga te tjere. "Po me qeverine kineze, ne do te mbulojme, rehabilitojme teresisht te pese fushat e tenisit, qe Bashkia e Tiranes menaxhon tek "Shallvaret", pra qytetaret sportdashes, vecanerisht ata qe duan dhe praktikojne tenisin, qe nga mosha me e vogel deri tek mosha me e madhe, brenda nje kohe te shkurter, ne keto ambiente do te luajne ne kushte plotesisht moderne, me tartan, ndricim, mbulim (mund te luajne pavaresisht kushteve atmosferike)", - sqaroi Basha. Por jo vetem kaq, pasi kryebashkiaku tha se prioritet do te jene te gjitha sportet.

"Ne do te vazhdojme investimet me fusha te tjera, prane ambienteve shkollore, por edhe jashte tyre neper lagje. Per kete do te dedikohet buxheti i Bashkise se Tiranes, mbeshtetja e donatoreve te ndryshem, organizata te ndryshme sportdashese, federatave, shoqatave dhe qellimi yne do te jete qe Tirana gjithnje e me shume t'i kthehet sportit, sepse eshte shendet, kulture dhe qyteterim", - perfundoi Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›