Topalli në takimin e 5 e kryeparlamentareve në Vjenë
Dhuna kundër grave dhe kriza financiare ndërkombëtare u identifikuan si çështje që ndikojnë në përkeqësimin e pozicionit të gruas në çdo vend, pavarësisht zhvillimit social dhe ekonomik të tij. Në fokus të debatit ishte domosdoshmëria e një vizioni të ri për të shmangur pasojat e krizës me masa, që, vërtet kanë qëllime të mira, por, prej të cilave gratë nuk përfitojnë.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë argumentoi se kriza ekonomike ndërkombëtare dëmton, së pari gratë për shkak të pozicionit të tyre të pabarabartë, veçanërisht në tregun e punës. Zonja Topalli ofroi modelin e Shqipërisë si një vend, që nëpërmjet zbatimit të një paketë të guxishme fiskale dhe dyfishimit të të ardhurave, edhe nga lufta kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal, ka realizuar rritjen më të madhe ekonomike në Europë, duke ndikuar në mirëqënien e familjes shqiptare dhe, në mënyrë të veçantë, të gruas.
Në fjalën e saj, Topalli heksoi se ndryshimi nuk duhet të vijë vetëm nëpërmjet politikave protektive për grate, por, para së gjithash, ndryshimi vjen nga ajo çka gratë bëjnë për vetveten. Si e para grua në krye të Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e nisi detyrën e saj edhe me angazhimin për t’u përfshirë totalisht dhe për të shfrytëzuar çdo mundësi, me veprim konkret për forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqërinë shqiptare.
Në takimin me homologet e saj, kryeparlamentarja shqiptare e vleresoi si një arritje thelbësore të demokracisë shqiptare dyfishimin e numrit të deputeteve gra, duke u shprehur optimiste edhe për rritjen e numrit të grave në qeverinë e ardhshme.Takimi i 5-të i kryeparlamentareve në Vjenë vlerësoi si prioritare partneritetin me median në përballimin e kësaj sfide në Objektivat e Mijëvjeçarit.