E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, vritet një funksionar i OKB-së

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni “Geo News”, duke shtuar se ngjarja ndodhi në provincën Peshavar. Disa njerëz të armatosur mësohet se kanë hyrë në zyrat e OKB-së duke tentuar të rrëmbejnë punonjësin.
 
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke hapur zjarr në drejtim të të armatosurve. Nga përleshja mbeti i vrarë punonjësi i organizatës dhe një roje mbeti i plagosur.

Ndërkohë, rrëmbyesit janë larguar me shpejtësi nga ndërtesa duke humbur gjurmët. Pak kohë më parë një tjetër funksionar i OKB-së u rrëmbye në zyrën e tij në Kueta dhe u mbajt peng për rreth 2 muaj.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›