E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli nderohet me çmim nga Forumi Mesdhetar për Paqen

Motivacioni i dhënies së këtij çmimi për znj. Topalli lidhet me "karrierën e saj shumëdimensionale dhe akademike në Parlament që nga viti 1997.

Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2005, shumë aktive në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve, znj. Topalli është angazhuar dukshëm në përpjekjet që vendi ka bërë për anëtarësim në NATO dhe aktualisht në funksion të anëtarësimit në BE".

Nga ana e saj kryetarja Topalli tha se "ky çmim është për vendin tim". Jozefina Topalli është gruaja e dytë që e merr këtë çmim, pas kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. Forumi Mesdhetar e përzgjodhi kryeparlamentaren pas propozimit të bërë nga senatori Sergio De Gregori, President i delegacionit parlamentar italian në Asamblenë e NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›