"Turqia nuk e ka akoma pjekurinë për të hyrë në BE"
Gjatë një interviste për të përditshmen gjermane "Bild", Westerwelle këmbënguli se kush ngjall përshtypjet se pranimi do të jetë i afërt e ka gabim, duke shtuar se as Turqia dhe as Bashkimi Evropian nuk kanë pjekurinë për këtë hap.
Por shefi i diplomacisë gjermane kujtoi se Gjermania ka interes të madh, që Turqia të drejtohet kah Evropa. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme do të vizitojë sot Stambollin, ku do të takohet me homologun e tij turk, Ahmet Davutollu.