SHBA afat deri ne janar per Gjykaten Administrative
Eljona Ballhysa
Shqiperia ka afat deri me 31 janar 2011 per te miratuar projektligjin per Gjykaten Administrative ne menyre qe te perfitoje nga fondi financiar i vene ne dispozicion nga qeveria e Shteteve te Bashkuara nepermjet programit Sfida e Mijevjecarit. Lajmi eshte bere i ditur nga vete drejtuesi i ketij programi Brus Kej. Ai tha dje per mediat shqiptare se fondet ne lidhje me Gjykaten Administrative jane pezulluar dhe se Shqiperia ka shans te perfitoje nga keto fonde ne rast se miraton sa me pare projektligjin per Gjykaten Administrative.
Deklarata
Shqiperia ka pasur shume shanse per te miratuar ligjin dhe ngritur Gjykaten Administrative. Puna per Gjykaten Administrative eshte pezulluar gjithmone brenda afateve te ketij programi keni mundesi deri ne janar 2011 por brenda kesaj kohe na duket sikur ju nuk do ta miratoni kete ligj. Gjithsesi Shqiperia ka te gjitha shanset qe deshiron - eshte shprehur drejtuesi i programit Sfida e Mijevjecarit Brus Kej.
Drejtori i projektit deklaroi gjithashtu se Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote te cilit i jepet nje shans i dyte per te perfituar nga programi i financimit te Shteteve te Bashkuara edhe per disa reforma te tjera. Shqiperise po i jepet nje shans i dyte per te perfituar nga projekti yne. Periudha 6-mujore shpresojme ti sherbeje qeverise - tha Kej dje per mediat shqiptare.
Ai ndodhet ne Tirane per nje vizite zyrtare ku mori pjese ne prezantimin e raportit te monitorimit mbi ecurine e procesit te prokurimeve publike nga administrata.
Anulimi
Vetem pak kohe me pare Shtetet e Bashkuara te Amerikes terhoqen ndihmen e USAID-it per Shqiperine ne vlere 16 milione dollare. Permes nje njoftimi per mediat Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane u shpreh e zhgenjyer per deshtimin ne miratimin e ligjit mbi Gjykaten Administrative me 30 shtator 2010. Deshtimi ne miratimin e ketij ligji ka cuar ne terheqjen e ndihmes se vazhduar te SHBA-ve per perberesin e Gjykatave Administrative ne marreveshjen e Korporates Sfida e Mijevjecarit nje projekt afro 16 milione dollare. Veprimtarite e planifikuara me pare qe tani nuk do te vihen ne zbatim nga SHBA-te perfshijne instalimin e nje sistemi elektronik te menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore blerjen e pajisjeve mbikeqyrjen e sesioneve fillestare te trajnimit si dhe kryerjen e nje fushate ndergjegjesimi per te informuar qytetaret mbi ate se cilat do te kishin qene perfitimet nga gjykatat e reja - theksohet ne deklaraten e Ambasades se SHBA-ve. Me tej kjo ambasade ka informuar mbi ndikimet qe do te kete ne te ardhmen mosmiratimi i ligjit per Gjykaten Administrative. Mosmiratimi i ketij ligji do te ndikoje gjithashtu edhe ndonje shqyrtim ne te ardhmen te Statusit te Kompaktit te Korporates Sfida e Mijevjecarit si dhe mundesite perkatese per financim - theksohet ne deklarate ku shprehet keqardhje per qendrimin e mbajtur nga opozita e cila vendosi te mos e votoje ligjin ne Kuvend.
Projektligji per Gjykaten Administrative ka me shume se nje vit qe ndodhet ne Kuvend dhe nuk arrin te miratohet pasi kerkon 84 vota dhe opozita ka vene kusht hetimin e zgjedhjeve qe te jape voten per kete draft.
Humbja e kompjuterit
Ministria e Jashtme sqaron debatin per informacionin e klasifikuar
Ministria e Puneve te Jashtme ka sqaruar dje nepermjet nje njoftimi zyrtar per mediat se humbja e kompjuterit nuk ndikon aspak ne sigurine e sistemit te komunikimit te klasifikuar. MPJ e cileson informacionin e dhene ne disa media te kompromentuar. Secila perfaqesi e pajisur me kete teknologji komunikon me MPJ-ne me celesin e vet te kriptuar te individualizuar te ndryshem nga celesat dhe kodet e perfaqesive te tjera. Humbja e ketij kompjuteri nuk ka asnje ndikim te asnje lloji apo natyre mbi sigurine e sistemit te komunikimit te klasifikuar te MPJ-se. Sqarojme gjithashtu se kompjuteri nuk mund te perdoret sistemi i shifrimit nuk mund te abuzohet dhe materialet e ruajtura ne te nuk mund te lexohen pa futur kodet perkatese te cilat ne asnje rast nuk kane rene ne dore te keqberesve. Pretendimi se eshte vene ne rrezik siguria e dokumenteve te NATO-s eshte absolutisht i pavertete - behet e ditur ne njoftimin e bere nga Ministria e Puneve te Jashtme. Sipas MPJ-se Republika e Shqiperise ka ende ne ndertim e siper rrjetin e komunikimit te klasifikuar me NATO-n. Nxjerrja e kopjes se dokumentit zyrtar gjykojme se eshte nje shkelje e etikes profesionale te komunikimin zyrtar midis Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Parlamentit- shkruhet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Jashtme.
Berisha takon shefin e Shtabit Forcave te Armatosura te Kroacise
Kryeministri Berisha priti dje ne nje takim shefin e Shtabit Forcave te Armatosura te Kroacise Josip Lupic. Kryeministri Berisha e vleresoi viziten e shefit te Shtabit te FA te Kroacise si nje shenje tjeter e marredhenieve shume te mira e miqesore qe ekzistojne ndermjet dy vendeve ne te gjitha fushat. Ne takim u vleresuan reformat e rendesishme e te suksesshme qe kane ndermarre dy vendet per transformimin e sektorit te mbrojtjes dhe shnderrimin e forcave te armatosura ne ushtri moderne te standardeve te NATO-s te afta per te marre pjese dhe permbushur detyra ne kuader te misioneve te Aleances. Me tej ne takim u diskutua mbi bashkepunimin shume te mire qe kane ndertuar dy vendet edhe ne fushen e mbrojtjes si edhe u rikonfirmua vullneti i dy vendeve dhe qeverive per te zgjeruar dhe me tej ate duke shkembyer pervojat teknologjite apo shqyrtimin e mundesive per perqasje te perbashket apo edhe me vende te tjera te rajonit per te pajisur forcat e armatosura me kapacitete te rendesishme. Ne takim u vleresua kontributi i dy vendeve tashme anetare te NATO-s ne forcim te paqes te stabilitetit bashkepunimit e miqesise ne rajon.
Presidenti Topi viziton bashkine e Bulqizes
Presidenti i Republikes Bamir Topi zhvilloi dje nje vizite pune ne qytetin verilindor te Bulqizes. Ne fillim te kesaj vizite pune kryetari i shtetit zhvilloi nje takim ne Bashkine e Bulqizes me kreun e kesaj bashkie Roland Keta dhe me pushtetare vendore te cilet e njohen presidentin me arritjet sfidat problemet e projektet e se ardhmes se ketij qyteti te thelle verilindor. Kreu i shtetit u kushtoi vemendje te vecante ceshtjeve te rendit e te zhvillimit ekonomik arsimor shendetesor dhe kulturor te qytetit. Duke vene ne pah faktin qe Bulqiza vazhdon te ruaje e te trashegoje karakteristikat e traditat e vyera shqiptare kryetari i shtetit theksoi se vjen me shume deshire ne kete zone per ta nderuar ate dhe simbolin e bektashizmit Baba Fejze Bulqizen. Me tej presidenti Topi zhvilloi nje takim me perfaqesues te minatoreve te cilet informuan rreth situates dhe kushteve te punes ne miniere. Pasi i degjoi me vemendje kreu i shtetit theksoi se jam ketu edhe per tu takuar e bashkebiseduar me autoritetet dhe per tju shprehur mbeshtetjen time maksimale. Qe nga hera e fundit kur kam ardhur ketu per fatkeqesite qe ndodhen ne miniere shoh se ka permiresim te situates dhe se ekziston gatishmeria per progres. Apeli im eshte qe te mos harrohen familjet e kolegeve tuaj qe kane humbur jeten ne miniere.
30 Tetor 2010