E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në pritjen e TVSH-së: Media kontribut për demokracinë

Sipas Zyrës së Shtypit të Kryeministrisë, Berisha shprehu nderimin për gazetarët, kryeredaktorët dhe redaktorët që 20 vjet më parë bënë çdo gjë që kishin në dorë për të nxjerrë nga pushteti i gjithëfuqishëm i diktaturës fjalën e lirë, lajmin, informacionin.

“E vërteta është se rënia e murit të Berlinit në Shqipëri ishte më e vështirë se në çdo vend tjetër të Evropës, sepse ky ishte muri më i gjatë e i lartë se në çdo vend tjetër të kontinentit”, deklaroi kreu i qeverisë. “Është e pamohueshme se në shembjen e murit të Berlinit në Shqipëri, në këtë akt madhor në histori, mendimi i lirë luajti atë rol që ka luajtur edhe në vende të tjera ish-komuniste”.

Sipas kryeministrit, në vitin ‘90 gazetarët bënë të pamundurën që të krijonin hapësirë edhe për mendimin ndryshe, për mendimin e lirë. “Këtë e bënë në gazeta, e bënë edhe në televizor. Më pas ai u shndërrua në një mjet informativ të fuqishëm të demokracisë. Sistemi që po vinte përballej me një makineri gjigante propagandistike të sistemit që po ikte dhe jo vetëm në Shqipëri, por kudo”, shtoi Berisha.

Ai vuri në dukje meritën e gazetarëve në themelimin e pluralizmit mediatik në vend: “Ju keni meritën e madhe se krijuat gazetarinë e re dhe në çdo rrethanë, si një rrjet publik, keni qëndruar në krye të mbrojtjes së interesit publik, interesit kombëtar. Sot kemi një diversitet mediatik, por ju keni meritën se e themeluat këtë. Ky diversitet është themeluar mbi meritën tuaj dhe duhet të jeni shumë të lumtur për kontributin që keni dhënë e jepni”.

                                                                                             2010-12-22 22:16
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›