Topalli ne Shkoder: PD do marre tete mandate Rozeta Rapushi
Nenkryetarja e Partise Demokratike, njeheresh Kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje me bindje se kjo force politike ne 23 qershor do te marre tete mandate deputetesh. Duke shtuar se rezultati do te jete spektakolar. Nga Shkodra, ku mori pjese ne anetaresimin e 3088 te rinjve ne Partine Demokratike, Topalli tha se jane te rinjte ata qe do te bejne te mundur kete fitore te thelle ne zgjedhjet parlamentare. “Ju nuk plakeni kurre, ashtu si Partia Demokratike, qe eshte e re ne shpirt, eshte e re ne energji, eshte e re ne vizionin e saj, eshte me energji te pashtershme, me nje entuziazem te papare ne fitoren e 23 qershorit. 3088 anetare te rinj te Partise Demokratike eshte nje enderr, eshte e pabesueshme. Ju beni endrren realitet. Ju beni te mundur qe ne Shkoder me 23 qershor ne nuk do te marrim 7 mandate. Me 23 qershor Shkodra do te jape 8 mandate, ne menyre qe ne mandatin e ardhshem te Partise Demokratike ne te marrim nje rezultat spektakolar, sic e meriton Shqiperia dhe Partia Demokratike”, - u shpreh Topalli para te rinjve. Sipas saj, me 23 qershor, selia blu do te arrije nje rezultat si ne vitin 1992, sepse ishin po te rinjte qe sollen edhe kete fitore 21 vite me pare. “Une, bashke me ju, do te punojme fort qe me 23 qershor, Shkodra te marre rezultatin me spektakolar. I takon Shkodres, te filloje e para e me tej e gjithe Shqiperia qe me 23 qershor, t’i japim Partise Demokratike mandatin e trete per te qeverisur deri ne 2017-en, per nje Shqiperi te zhvilluar, nje Shqiperi evropiane, nje Shqiperi ashtu sic e doni ju”, - theksoi Topalli. Ajo u shpreh e sigurt, se me 23 qershor, Edi Rama do humbe perseri, ashtu sic ka humbur cdo radhe tjeter. “Pastaj do te thote perseri na i keni vjedhur zgjedhjet, por une jam e sigurt se ai do te kete kohen per te shkruar “Kurbanin” e dyte gjate veres se ardhshme, nderkohe qe ne do te qeverisim per nje Shqiperi te zhvilluar dhe evropiane”, - theksoi Kryetarja e Kuvendit. Duke vleresuar mbeshtetjen e te rinjve, Topalli renditi edhe arritjet e Partise Demokratike gjate tete viteve qeverisje. Sipas saj, ishte kjo qeverisje qe beri te mundur qe te levizet pa viza dhe Shqiperia te jete pjese e NATO-s. Ajo shtoi se ne keto vite, u arrit qe te ndertoheshin dhe rindertoheshin 1300 shkolla te reja, te ndertohen 24000 laboratore kompjuterike dhe 47 shkolla te reja profesionale. “Ju do te votoni per ate qe ne do te bejme per ju. Ju do te votoni per me shume bursa. Ju do te votoni per me shume shkolla. Ju do te votoni per me shume laboratore. Ju do te votoni per me shume subvencion nga shteti per nxenesit me te mire. Dhe Jozefina eshte ketu, eshte shkodrane, eshte perfaqesuesja juaj”, - theksoi Topalli.
REAGIMI
“Edi Rama do humbe perseri, ashtu sic ka humbur cdo radhe tjeter. Pastaj do te thote perseri na i keni vjedhur zgjedhjet, por une jam e sigurt se ai do te kete kohen per te shkruar “Kurbanin” e dyte gjate veres se ardhshme, nderkohe qe ne do te qeverisim per nje Shqiperi te zhvilluar dhe evropiane”, - tha dje Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Marrin karten e anetaresise se PD-se, 3088 te rinj ne Shkoder
Mijera te rinj mbushen dje Pallatin e Sportit ne Shkoder. Ne pranine e Kryetares se Kuvendit, njeheresh nenkryetare e PD-se, Jozefina Topalli, u realizua edhe anetaresimi i 3088 te rinj dhe te reja ne Partine Demokratike, duke marre keshtu edhe karten e anetaresise. Te bindur se ne Partine Demokratike gjejne forcen e ndryshimit dhe realizimit te endrrave te tyre, keta te rinj ftuan permes nje atmosfere entuziaste bashkemoshataret e tyre ne gjithe Shqiperine te votojne me 23 qershor Partine Demokratike per te ecur perpara, te sigurt drejt te ardhmes se suksesshme, drejt te ardhmes europiane. “Kur te rinj dhe te reja, te gjithe bashke bashkohen ne te gjithe Shqiperine, Shqiperia ndryshon dhe gjera te mahnitshme ndodhin. Une e di se fitoren e Partise Demokratike e kemi nga ju, nga te rinj te Shkodres, Tiranes, Durresit, Vlores, Korces, Kukesit. Ata gjithmone i kane besuar PD-se. Mos e humbni kurre endrren, por bejeni te gjalle ate”, - tha Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Topalli rrefen ne Konventen e PD-se, minutat e kercenimeve me jete ne 99
Ne Konventen e Gruas Demokrate pasditen e djeshme, Kryetarja e Kuvendti, Jozefina Topalli beri nje rrefim te jetes se saj per peripecite e karrieres dhe gruas ne politike. Madje Topalli kujtoi edhe momentet e veshtira sipas saj, ku nuk munguan edhe kercenimet. Sipas saj, gjate ketyre viteve axhenda e Parlamentit ka qene sfide dhe reforme dhe perballe ka pasur bllokim dhe bojkot. Ndonese pozicionin e saj ne krye te institucionit, e ka cilesuar si sfide per ti sherbyer kauzes sone, reformes dhe ndryshimit.
“Por, me pare jam Jozefina, bije dhe nene e dy femijeve Megi dhe Genari, qe jane dy kryevepra te mija .Une enderroja te behesha shkencetare,as e coja ndermend te behesha politikane ne Republiken Sosialiste, ku dy personat e mi te dashur u persekutuan. Ne vitin 1996 jeta ime ndryshoi, duke ecur drejt te paimagjinueshmes. Presidenti Sali Berisha me kandidoi ne qytetin tim te perjetshem ne Shkoder. Ishte kohe e veshtire, shteti vriste koleget e mi, isha gruaja e vetme qe hyra ne Kuvend me votat e Shkodraneve te paepur”, - permendi Topalli. “Ne vitin 1999 me bllokuan ne Peshkopi te Vlores dhe me mbajten 20 minuta me kallash ne koke. Me mua ishte zonje trime nga Vlora, qetesia e saj na shpetoi jeten. Emri i saj ishte Dorotea”, - vijoi Topalli.