E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i SHBA-së në Serbi: Kosova duhet të jetë pjesë e OKB-së

ambasadoryiSerbi- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby ka thënë se shteti i tij e njeh pavarësinë e Kosovës dhe si shtet i pavarur ajo duhet të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ju nuk e njihni pavarësinë e Kosovës dhe mendoni se shteti që nuk është i pavarur nuk duhet të ketë ulëse në OKB. Unë nuk e kam topin e kristaltë. Ne kurrë nuk folëm për këtë, e as marrëveshja, kështu që mendoj se do të vazhdojmë të mos pajtohemi për këtë çështje, ka thënë Kirby në një intervistë për javoren beogradase NIN, raporton Telegrafi.

Kirby ka thënë se është optimist dhe shpreson së marrëveshja do të zbatohet në praktikë. Jam optimist dhe shpresoj se marrëveshja do të funksionojë. Ka disa gjëra praktike që duhet përpunuar, si policia. Aktualisht, me sa di unë, shumë policë kanë rroga të dyfishta: një nga Prishtina e një nga Beogradi. A do të jenë të lumtur me vetëm një rrogë? Nuk e di për ju, por nëse mua më zvogëlohet rroga, do të isha i pakënaqur. Ndoshta disa do të vendosin të transferohen në stacionin tjetër policor në Serbi. Po ashtu, momentalisht nuk ekziston asnjë mekanizëm për mbledhjen e parave, asgjë nuk shkon në buxhet sipas ligjit, askush nuk paguan asgjë,- ka thënë ai.

Qëllimi kryesor i SHBA-ve në Ballkan, ka thënë Kirby, është paqja dhe stabiliteti që mund të arrihen vetëm me negociata. Kur Kosova e shpalli pavarësinë, ne e kemi mbështetur. Në të njëjtën kohë, kemi kërkuar paqe këtu, e kjo do të thotë që palët të ulet e të bisedojnë, që për herë të parë seriozisht të bisedojnë. Serbisë i kemi thënë se nuk do të detyrohet të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, por të normalizojë raportet. Kjo është ajo që përmban dokumenti. Kosova ka kërkuar të njihet si e pavarur nga Serbia, dhe nuk e morën atë që deshën,- ka thënë Kirby, raporton Telegrafi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›