E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli godet Sirinë, sulm ajror mbi një depo municionesh

avioniSiri- Izraeli ka goditur sot Sirinë, pasi avionët e saj duke kaluar nga hapësira ajrore libaneze, kanë goditur një depo armatimesh.

Sipas BBC-së, e cila ju referohet zyrtarëve amerikanë, qëllimi ka qenë shkatërrrimi bazës ushtarake, pasi armët pritej të shkonin në Liban ku do i dorëzoheshin grupit Hezbollah. Mediat shkruajnë se përveç deklaratave amerikane, vetë autoritetet izraelite nuk e kanë konfirmuar sulmin.

Ndërkohë vetë presidenti Barack Obama shprehet se SHBA-të nuk kanë në plan të afërt të dërgojnë trupa ushtarakë për të ndaluar luftën civile në Sri.

Agjencitë e inteligjencës perëndimore kanë ngritur shqetësime se regjimi i Bashar Al Assad ka përdorur armë kimike ndaj popullsisë dhe nëse kjo vërtetohet pritet të merren masa ndaj qeverisë siriane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›