E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Zvicer, vleresime per reformat

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila ndodhet ne Zvicer per nje vizite dy ditore, eshte takuar atje me autoritetet me te larta zvicerane dhe sic njoftohet zyrtarisht, zonja Topalli ka marre prej tyre vleresimin per progresin e Shqiperise ne rrugen e reformave.

Megjithese Zvicra eshte nje vend neutral, qe ka zgjedhur te qendroje jashte NATO-s dhe Bashkimit Europian, ajo konsiderohet si vendi me stabilitetin me te konsoliduar ekonomik dhe per Shqiperine eshte e rendesishme te krijoje marredhenie te forta diplomatike dhe ekonomike.

Ceshtja e reformave te Shqiperise, ne rrugen e saj drejt integrimit Euro-Atlantik, ka dominuar takimin mes zonjes Topalli dhe homologut te saj zviceran, Andre Bugnon.

“Shqiperia ka bere nje pune te jashtezakonshme se fundmi, si nje vend qe aspiron integrimin ne BE dhe NATO. E admiroj progresin, hapat dhe vullnetin e Parlamentit dhe qeverise shqiptare, qe kane arritur kete rezultat dhe per vijimin ne kete rruge per te miren e Shqiperise dhe Europes”, ka pohuar Bugnon.

Nga ana e saj, Topalli eshte shprehur e gatshme per bashkepunim ne fushen ekonomike mes dy vendeve. “Synojme qe raportet tona ekonomike dhe shkembimet ekonomike mes dy vendeve te behen me te shpeshta”, ka deklaruar Topalli.

Gjate qendrimit ne Bern, zonja Topalli eshte takuar edhe me presidentin e Zvicres, i cili ka shprehur interes per rritjen e investimeve zviceriane ne Shqiperi, ne shkembime tregtare por edhe ne fusha si energjitike, infrastrukture dhe turizem.

Duke prezantuar reformat legjislative te realizuara ne Kuvend, vecanerisht ne fushen fiskale, kryetarja e Kuvendit iu referua edhe raportit te Bankes Boterore, qe e renditi Shqiperine te dyten ne bote per ritmin e reformave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›