E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, banoret gjejne predha duke punuar token

Fermeret e fshatit Kashtebardhe te rrethit te Lushnjes kane zbuluar predha te kalibrit te madh duke punuar tokat e tyre.

Ata tregojne per Top Channel se predhat kane dale ne siperfaqe gjate plugimit te tokes me traktore. Ky fenomen ndodh pthuajse cdo vit ne kete zone. Predhat jane te ndryshkura me nje gjatesi prej 45 centimetrash dhe me djegore te montuar.

Fermeret thone se punojne me friken se ndonje prej predhave mund te shpertheje gjate punimit te tokes. Ata kane lajmeruar policine per te larguar predhat nga tokat e tyre.

Keto predha jane te Luftes se Dyte Boterore dhe jane ne nje zone ku dikur kane qene depot e ushtrise italiane.

Zona njihet per pranine e predhave qe ndodhen nen toke, por asnjehere nuk eshte bere ndonje kontroll per te pastruar zonen nga armatimet ushtarake edhe pse aty jane tokat e fermereve te cilat punohen cdo vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›