Banda e Durresit, deshton serish procesi

Gjyqi, i cili ka muaj qe nuk po behet, ka ngecur pikerisht ne degjimin e deklarates se te penduarit dhe per rrjedhim bashkepunetorit te drejtesise, Adriatik Coli.
Ashtu si edhe ne proceset e meparshme, gjyqtari Gurali Brahimllari i ka bere apel Dhomes se Avokatise dhe ministrit te Drejtesise Enkelejd Alibeaj, te reagojne per mungesat e herepashershme te avokateve, te cilet po behen shkaku kryesor per zvarritjen e ketij gjyqi ku mes te pandehurve ndodhen pas hekurave dy kapot e bandave rivale, Lul Berisha dhe Endrit Dokle.
Per shkak se gjykata nuk ka marre asnje reagim nga institucionet perkatese, gjykatesi eshte detyruar te urdheroje zevendesimin e avokateve qe mungojne me avokate te tjere, te caktuar kryesisht nga Gjykata e Krimeve te Renda.