E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marinaret italiane kthehen ne Indi

Pasi janë hetuar nga prokuroria ushtarake për shkelje në dorëzim dhe humbje të objekteve të armatimit ushtarak, dy marinarët italianë Masimiliano Latorre e Salvatore Xhirone janë rikthyer në Indi. Në 22 mars skadonte dhe leja e tyre për të marrë pjesë në votimet në vend. Presidenti i republikës italiane Napolitano pas një bisede telefonike me një nga marinarët ka vlerësuar faktin që ata kanë pranuar vendimin e qeverisë italiane për tu kthyer në Indi. Ndër të tjera presidenca italiane ka sqaruar se kanë marrë premtimin e qeverisë indiane se të dy marinarët do të trajtohen si duhet dhe do të mbrohen të drejtat e tyre themelore. Nënsekretari i ministrisë së jashtme ka thënë për gazetarët që vendimi për nisjen e marinarëve ishte shtyrë deri sa Nju Delhi të jepte disa garanci. Garanci që në fund kanë mbërritur. Qeveria indiane gjithashtu ka garantuar se nuk do të ketë dënim me vdekje për marinarët të cilët akuzohen për vrasjen e dy peshkatarëve vendas. Deputetët e partisë së Popullit të lirisë kanë reaguar ashpër ndaj këtijvendimi të qeverisë italiane duke propozuar që të dërgohen Monti ose ndonjë politikan tjetër në Indi në vend të marinarëve. Madje ka pasur dhe nga ata që janë ofruar vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›