Topalli-opozitës: Kërkoni krizë

Ka qenë një deklaratë e deputetit socialsit Et'hem Ruka që ka sjellë reagimin e kryeparlamentares, Jozefina Topalli, e cila më pas i është kundërpërgjigjur dekaratave të deputetëve socialist.
Duke iu drejtuar Rukës, kryetarja e Kuvendit tha se nuk priste që seanca plenare të kthehej në një gjyq për komisionerët e PS-së. " Socialistët pas 9 muajsh nuk kanë asnjë fakt.
Ju sulmoni OSBE-ODIHR e Këshillin e Evropës kur thoni se zgjedhjet ishin të manipuluara ", u shpreh ajo.
Topalli reagoi edhe ndaj fjalës së deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani duke i thënë asaj se militantët nuk shiten e blihen.
Ndërkaq, replika të ashpra ka pasur mes Topallit dhe deputetit të PS-së, Ilir Gjoni. "Ti ke përmbysur babain tënd
por nuk përmbys vlerat e 28 qershorit. Nuk përmbys dot NATO-n", theksoi ajo.
Sipas kryetares së Kuvendit, deputetës e PS-së nuk e besojnë dot se në 28 qershor mund të humbisnin.
"Gënjeni kur thoni se duam kutitë, ju doni të transmetoni krizën e Ramës", shtoi ajo.
Topalli theksoi se ditën e djeshme, kryeministri Berisha
ofroi transparencë. Ajo akuzoi opozitën se nuk kërkon as të hapë kutitë e as të bëjë transparencën e zgjedhjeve, por ka si qëllim transmetimin e krizës së kreut Edi Rama, në një moment tepër të rëndësishëm për Shqipërinë, në prag të liberalizimit të vizave.
"Ju nuk kërkoni transparencë, sepse ne po ju propozojmë zgjidhjen, ju nuk doni hapjen e kutive, sepse nuk lexoni amendamentin tonë. Nuk ka zgjedhje të manipuluara kur humbet, nuk ka zgjedhje të manipuluara kur ato janë certifikuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë", u shpreh Topalli.