Bollano: Grekët në jug, 3/5 e popullsisë. Të ardhurit nga Korinti, krijuan Durrësin
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Himarës ka deklaruar sot se prezenca greke në territorin shqiptar faktohet me një shtrirje shumë të gjerë se ajo në jugun e vendit.
"Prezenca greke në territorin e shtetit shqiptar të ditëve të sotme mund të datohet që në shekullin 7 para Krishtit, kur të ardhurit nga Korinthi dhe Korfuzi krijuan Epidamusin, sot Durrësin. Qysh prej kësaj kohe ka pasur prani të vazhdueshme dhe dinamike, kryesisht, por jo vetëm të përqendruar në jug, ku ata që përbënin tërësisht 3/5 e popullsisë, pa përfshirë grekët që flisnin gjuhën vllahe"- tha Bollano.
Deklarata u bë sot gjatë tryezës "Minoriteti pjesëmarrja dhe integrimi", ku ishte i pranishëm edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Ky i fundit i kujtoi kreut të qeverisë, Sali Berisha të mbajë premtimin për regjistrimin
e minoritetit.