Euro 2012 Anglia dhe Hollanda fitojne sfidat

Dita e dyte e ndeshjeve eliminatore ne grupet e Euro 2012 ka konfirmuar edhe nje here supermacine e skuadrave te medha te Evropes. Anglia dhe Hollanda kane fituar sfidat e tyre pasi kane mundur Zvicren dhe Finladen ashtu si edhe Italia dhe Gjermania. Skuadra e Capellos i eshte rikthyer sukseseve pas fushates zhgenjyese ne Boteror. 3-1 jane imponuar britaniket ne Basel kunder Zvicres ndersa eshte rikthyer tek goli edhe Uayne Rooney.
Me 10 lojtare zviceranet pesojne edhe golat e Adam Johnson dhe Darren Bent ndersa i kote goli i kosovarit Shaqiri. Kryeson me 6 pike Anglia grupin G nderkohe qe edhe Hollanda dominon grupin e saj. Tulipanet te terhequr nga Klas Jan Huntelaar kane mposhtur 2-1 Finlanden. Dopieta e ish-sulmuesit te Milan qe ngjitet ne kuoten e 5 golave ne dy ndeshje e ka mbajtur me pike te plota Hollanden qe rivalizon me Suedine ne Grupin E. Ne veshtiresi nderkohe eshte Portugalia ne grupin H. Pas barazimit 4-4 me Qipron lusitanet humbasin ne transferte me Norvegjine 1-0 duke mbetur ne kuoten e 1 pikeve. Nje gabim i portierit Eduardo i lejon John Careu te bllokoje topin dhe me porten te boshatisur Huseklep shenon golin e fitores qe e ngjit Norvegjine ne vendin e pare te grupit me pike te plota.
Ne miqesoren e luksit kampionet e botes dhe Europes Spanja turperohet nga Argjentina duke dale e mundur 4-1 nga Buenos Aires. Messi shenon pas 10 muajsh me fanellen e kombetares ndersa Higuain dhe Tevez ndeshkojne demat e kuq ne pjesen e pare. Kampionet duken te pafuqishem dhe arrijne vetem ne minuten e 84 te realizojne me Llorente por pa mundur te shmangin pokerin latin ne minuten e 91 me Sergio Aguero. Kjo ishte edhe humbja e pare e Spanjes qe pas shpalljes kampion bote ne Afriken e Jugut.
Eno Skarco