E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën i nxehti,bien me 6 gradë temperaturat


Ikën i nxehti afrikan i cili gjatë kësaj vere ka përfshirë për të katërten herë vendin tonë. Deri më ditën e hënë , temperaturat në vendin tonë kanë shënuar deri në 40 gradë Celsius , ndërsa
duke filluar që ditën e martë , temperaturat e ajrit kanë pësuar nje rënie të ndjeshme me 5 - 6 grade . Këto temperatura më të freskëta do të jenë të pranishme deri në fundjave që do të shkojnë deri në 32 gradë celsius , ndërkohë qe fundjava do te sjellë sërish rritje të ndjeshme te tyre. Lajda Porja nga "Meteoalb , deklaron se fenomeni i të nxehtit afrikan në vendin tonë ka qenë i pranishëm dy herë gjatë muajit korrik dhe dy herë gjatë muajit gusht.

Ndërkohë sa i përket rreshjeve, ato nuk parashikohet të përfshijnë vendin tonë gjatë muajit gusht. Ndërkohë kjo javë është parashikuar të jetë me mot të kthjelllet në bregdet dhe zonat e ulta ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash të lehta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›