Topalli pret Dacin: Keqardhje për PS që s’kontribuoi
Gjatë takimit, kryetarja e Kuvendit tha se ky vit si kurrë më parë është në favor të shqiptarëve, pasi Shqipëria, anëtare e NATO-s është në prag të liberalizmit të vizave dhe zhvillimet e përkrahja e institucioneve ndërkombëtare ndaj Kosovës, janë inkurajuese.
Më tej biseda u përqendrua në situatën politike në Shqipëri, ku Kryetarja e Kuvendit theksoi se "një opozitë e përgjegjshme, është një garanci për qeverisje të mirë, në shërbim të interesave publike".
Dy kolegët ndanë mendimin se "detyra e minorancës është të bëjë opozitë ndaj pushtetit, e jo opozitë kundër shtetit". Kryetarja e Kuvendit njohu zotin Daci me punën e madhe të Kuvendit gjatë këtij viti.
“Kuvendi - tha ajo ka shqyrtuar , diskutuar e miratuar mbi 170 ligje, marrëveshje, ku disa prej tyre kanë qenë të lidhura direkt me liberalizimin e vizave dhe të tjerat, në mbështetje të ekonomisë dhe zhvillimit të vendit.
“është e dhimbshme që opozita nuk u bashkua me punën e Kuvendit në këto muaj vendimtarë, për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.", tha Topalli.
Daci shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për angazhimin e jashtëzakonshëm të diplomacisë parlamentare dhe Kryetares së Kuvendit, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.