Topalli pret Gorbacov Ndryshime pozitive ne token shqiptare
Ish-presidenti i Rusisë, Mikail Gorbaçov, njeriu që ndryshoi botën, i nderuar me Çmimin Nobel për Paqen, u prit sot në takim të veçantë nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi figurën dhe kontributin e tij të çmuar dhe të padiskutueshëm në përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe erën e ndryshimeve epokale që solli në kontinentin evropian e në botë.
“Për Shqipërinë dhe shqiptarët, - tha kryetarja e Kuvendit, -ju keni qenë një personalitet shumë i rëndësishëm, frymëzues dhe shpresëdhënës për erën e ndryshimeve dhe rënien e Murit të hekurt në Shqipëri”.
Presidenti Gorbaçov tha se ndihet shumë i lumtur që iu dha rasti të vijë e të vizitojë Shqipërinë.
“Shqipëria, - tha kryetarja e Kuvendit, - është një vend i vogël por me potenciale të jashtëzakonshme, vend që është transformuar rrënjësisht në një kohë shumë të shkurtër”.
Duke rikujtuar bisedat historike me presidentin Regan, presidenti Gorbaçov tregoi mbi përpjekjet kolosale e të vështira për reformim.
Presidenti Gorbaçov, i konsideruar një hero për perëndimin, tregoi mbi vështirësitë dhe rreziqet e reformave të ndërmarra prej tij në një kohë shumë të vështirë, si Gllasnost (Transparenca), Perestrojka (Ristrukturimi), Uskorenie (Përshpejtimi).
Këto reforma me rëndësi historike ndryshuan botën. Këto reforma shmangën luftën dhe gjakderdhjen që do të ishte “një e keqe e pandreqshme”, siç u shpreh Presidenti Gorbaçov.
Në përfundim të takimit, në Librin e Shënimeve, Presidenti Gorbaçov shkroi:
“Falënderoj presidenten e Parlamentit, Jozefina Topalli për pritjen që më bëri. Shpreh ndjenjat më të përzemërta popullit shqiptar dhe urimet më të mira për ndryshime pozitive në tokën shqiptare”.