E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien shkembimet tregtare ne ekonomite e medha

 Shkëmbimet tregtare të ekonomive më të mëdha në botë kanë regjistruar rënie në tremujorin e tretë të 2011. Sipas të dhënave më të fundit të OECD-së, importet në vendet e G7 dhe në vendet emergjente kanë regjistruar një rënie me 1% kundrejt rritjes me 4,2% të shënuar në ttremujorin e dytë të vitit.

Po kështu, edhe totali i eksporteve ka shënuar një ulje me 1% ndaj shtimit me 4,6% të periudhës së mëparshme.
Ekonomitë e mëdha europiane si Gjermania, Franca, Britania dhe Italia i kanë ulur shkëmbimet tregtarë, si importet ashtu edhe eksportet në periudhën korrik-shtator. Ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës eksportet janë ulur me 2,7% ndërkohë që eksportet janë rritur në mënyrë të moderuar. Një ngadalësim të rritjes së eksporteve është regjistruar në Kinë me një rënie të theksuar të volumit, nga 10,1% në në tremujorin e dytë në 2,5% në tremujorin e tretë të vitit. Por ndërkohë janë rritur importet drejt Kinës me 2,8%.

Ndryshe nga Kina vendi tjetër aziatik Japonia ka regjistruar një rritje të fortë të shkëmbimeve tregtare, falë rimëkëmbjes së sektorit teknik pas shkatërrimit nuclear, që futi në krizës eksport-importet japoneze. Kanadaja po ashtu ka regjistruar rritje të eksporteve dhe rënie të importeve. Disa nga vendet e tjera me ekonomi emergjente si Brazili, India, Rusia dhe Afrika e Jugut kanë ruajtur të njëjtat volume në shkëmbimet tregtare në tremujorin e parafundit të vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›