E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli pret senatorët francezë: Mbështetje nga Franca

Në takimin me kryetaren Jozefina Topalli senatorët shprehën entuziazëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë dhe interes për intensifikimin e këtij bashkëpunimi.

Për kryeparlamentaren, mbështetja e Francës, si një nga vendet më të rëndësishme të BE-së, mbetet shumë e vyer për shqiptarët. Ajo tha se shqiptarët besojnë fort në përkrahjen e Francës edhe në prioritetin e madh: heqjen e vizave. Topalli tha se gjatë kësaj periudhe Parlamenti ka punuar fort me një axhendë intensive, në miratimin e një numri të madh ligjesh që kryesisht kanë të bëjnë me plotësimin e detyrimeve për heqjen e vizave dhe për përafrimin e Shqipërisë me BE-në.

Kryetarja e Kuvendit u ndal edhe në situatën e fundit politike në vend, duke theksuar se kryeministri Berisha dhe maxhoranca gjatë gjithë kësaj kohe i kanë ofruar opozitës të gjitha mundësitë për transparencë të plotë, sipas ligjit dhe Kushtetutës.

"Ne mbetemi të hapur për çdo hetim parlamentar, pa shkelur Kushtetutën e vendit dhe duke respektuar parimin bazë të demokracisë, ndarjen e pushteteve", u shpreh kryetarja e Kuvendit.

"Si Kryetare e parlamentit, tha ajo, unë shpresoj që deputetët e opozitës, duke përmbushur detyrimin ndaj zgjedhësve të tyre, të tregojnë seriozitet e të japin kontributin e vet të qenësishëm për heqjen e vizave dhe për përshpejtimin e anëtarësimit në familjen europiane."

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›