Topalli rrëzon letrën e Ramës

Topalli deklaroi se, komisioneri Fule e vlerëson progresin e Shqipërisë.
“Unë lexoj në deklaratat e tij se njeh progresin dhe është I impresionuar nga progresi që ka bërë Shqipëria dhe gatishmërinë e tij për të mbështetur Shqipërinë në sfidat e mëdha, në ngjarjë të mëdha, qoftë të liberalizimit të vizave si dhe të proçesit integrues”, tha kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Pas takimit që pati me kryetaren e parlamentit shqiptar, Miroslav Vlaçek, kreu i parlamentit çek, përtej deklaratave politike, vuri theksin tek bashkëpunimi ekonomik.
Vlaçek tha se biznesmenët e vendit të tij janë të interesuar për të investuar në Shqipëri, por ai vlerësoi ecurinë e kompanisë që ka blerë OSSH-në në Shqipëri si një test për investitorë të tjerë.
“Me atë që shikojmë në Shqipëri do të nxisim biznesmenët çekë të investojnë në vendin tuaj, por gjithçka varet nga firma “çEZ” e cila operon në Shqipëri. Suksesi apo dështimi i saj lidhet edhe me të ardhmën e investimeve çeke në vendin tuaj", deklaroi Vlaçek.
Në gjashtë muajt e fundit Topalli, në cilësinë e kryetares së parlamentit ka takuar 15 homologë të saj në kuadrin e lobimit për integrimin e vendit.