E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë misteret

30/03/10 21:40

Banorët herë pas here diskutojnë për lojrat e fundit që janë bërë në shtëpi duke fshehur fillimisht rrobat dhe më pas enët e guzhinës, për ta mbyllur me shkatërrimin e dhomës së gjumit. Ata bëjnë komente të ndryshme që nga pasojat që lanë pas këto lojra, ndjenjat që provuan dhe deri të autorësia e pazbuluar e tyre. Kështu Erioni thotë se fakti që ai kishte thënë se e kisht bezdi që ti preknin rrobat të cilat janë një ndër pikat e tij të dobëta, e bëri që të mërzitej më tepër me lojën e fundit edhe pse me të qeshur i rrëzoi të gjitha rrobat e tij në përtokë duke i hedhur sa andej-këtej. Pas tij diskutimi vashdon edhe te Edi dhe Seldi të cilën gjykojnë si të mërzitshëm faktin që lojrat po përsëriten njëra pas tjetrës dhe askush nuk po merr përsipër se kush është autori. Më pas Manal diskuton me Klodin ku djali e fajson duke u nisur nga fakti që ajo ishte e para që i gjeti ënët e fshehura të kuzhinës, por Tatiana nuk e pranon autorësinë. Tatiana shkon pranë Mirit dhe i thotë se ajo e di që është Jetmiri ai që fshihet pas dy lojrave të fundit dhe të dy diskutojnë se përse vajza mendon ashtu dhe Miri mohon pjesëmarrjen e tij në lojë. Së fundëmi diskutimet për lojrat vazhdohen nga djemte të cilët qëndrojnë jashtë dhe duke pirë cigare hedhin dyshime mbi njëri-tjetrin. Jetmiri përsëri nuk pranon asgjë edhe pse banorët e ngacmojnë duke i thënë se mendojnë se ai është banori që fshihet pas këtyre lojrave. Ata diskutojnë edhe për faktin se lojrat nuk janë bërë nga i njëjti person, por nga disa të tillë. Megjithatë pas gjithë këtyre diskutimeve të gjata autorësia e lojrave vazhdon të ngelet mister për pjesën më të madhe të banorëve, përjashtuar vetëm pjesëmarrësit në të. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›