Topalli shtron iftar: Muaji i Ramazanit me rëndësi për besimtarët
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka ndjekur traditën e krijuar prej vitesh tashmë duke shtruar një Iftar në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ku ishin të ftuar Kryetari i Komitetit Mysliman Selim Muça, myftitë e të gjitha qarqeve, krerë të komuniteteve të tjerë fetarë në Shqipëri, deputetë dhe personalitete të fushave të ndryshme.
Sipas kryetares së Kuvendit Topalli muaji i Ramazanit është një muaj që shërben për të kuptuar rëndësinë e besimit, dhembshurisë dhe ndihmës për njëri tjetrin.
Muaji i Ramazanit shoqërohet shpesh me gjeste të tilla jo vetëm nga politikanët por edhe biznesmenët shqiptarë.