E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulher: Përgjegjës për gjithë territorin e Kosovës

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka deklaruar se prioritet i KFOR-it gjatë mandatit të tij do të jetë thellimi i bashkëpunimit me FSK-në.

Gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Buhler deklaroi se KFOR-i është përgjegjës për të gjithë territorin e Kosovës, dhe do të përkushtohet që të ofrojë siguri në tërë territorin dhe do të veprojë që të ruhet integriteti territorial i Kosovës.

"Prioritet i KFOR-it gjatë mandatit tim do të jetë thellimi i bashkëpunimit me FSK-në. Të gjitha veprimet tona për veriun do të jenë në koordinim të plotë ndërmjet KFOR-it, institucioneve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare", ka theksuar Buhler.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›