Topalli si Berisha: Makinën nuk e doja për vete, po për delegacionet
Share
Kryetarja e Kuvendit ka reaguar pasi gazeta Shekulli ka raportuar se ajo ka vendosur të blejë një makinë që kushton 240 milion lekë. Në një reagim të Kuvendit thuhet se makina që do blihej nuk ishte për Topallin, por për delegacionet e huaja që vijnë në Shqipëri. Në të njëjtën mënyrë reagoi edhe kryeministri Sali Berisha kur media publikoi lajmet se ka ndërmend të blejë një makinë 700 milion lekë. Berisha tha se këtë makinë do e përdorte për delegacionet e huaja në Shqipëri. Kuvendi megjithatë ka deklaruar se ka hequr dorë nga blerja e makinës me kërkesë të vetë kryetares së Kuvendit.