Vogli, Dëshmor i Atdheut. Ceremoni shtetërore varrimi
TIRANË- Kapiteni Feti Vogli, që ra dje në krye të detyrës në Kandahar, ku ishte pjesë e kontingjentit Eagle 4 është shpallur Dëshmor i Atdheut.
Lajmi është njoftuar sot nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka njoftuar se për përcjelljen në banesën e fundit do të organizohet ceremoni shtetërore, ndërkohë që ai do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Lidhur me procedurat për ceremoninë e varrimit të kapiten Voglit është ngritur komisioni për ceremoninë në Ministrinë e Mbrojtjes. Atij i është dhënë statusi Dëshmor i Atdheut dhe varrimi do të bëhet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Lidhur me kohën dhe detajet e tjera të ceremonisë shtetërore do të ketë komunikime pasi të jetë njoftuar koha e mbërritjes së trupit të tij në atdhe- thuhet në njoftim.
