E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Butrintit, ne qeli kokat e trafikut

SARANDE - Dy prej te akuzuarve si organizator dhe pjesemarres te trafikut te klandestineve, pese prej te cileve humben jeten ne liqenin e Butrinit, jane lene ne qeli, deri ne perfundim te hetimeve. Hyqmet Sollaku dhe Dashamir Mane, jane paraqitur ne Gjykaten e Sarande ne masa te rrepta sigurie. Dashamir Mane nga Qafe Gjashta dhe Hyqmet Sollaku, kane mberritur ne gjykate rreth ores 10:00. Para togave te zeza prokurori i ceshtjes ka treguar per menyren e organizimit te trafikut te klandestineve dhe perfshirjen bashke me te tjeret ne kete trafik edhe te Sollakut dhe Manes. Me nje dosje te plotesuar nga seksioni i Krimeve te Renda dhe specialist te policise te komisarit te rrethit si dhe atyre te ardhur nga Drejtoria e Policise se Vlores, te akuzuarve iu lexua akuza e cila ne thelb eshte "ndihmese per kalim te paligjshem te kufirit ne bashkepunim, me pasoja vdekjen". Nderkaq qe te akuzuarit nuk kane pranuar akuzat.

Te akuzuarit

Dy te akuzuarit jane pyetur nga gjykata se cili eshte roli i tyre ne grumbullimin e klandestineve. Nga ana e tyre, ata jane pergjigjur se nuk ishin ata personat qe kane organizuar kete trafik qe perfundoi tragjikisht, me pese te vdekur. Ata jane shfajesuar nga faji per ngjarjen e rende. Te njejtin pozicion kane mbajtur dhe avokatet e te akuzuarve te cilet kerkuan nje mase me te lehte per klientet e tyre. Por dosja e policise, sillte fakte dhe argumente qe jane mbledhur nga deshmite qe kane dhene vete klandestinet. Ata kane deshmuar per te akuzuarit, qe i kane mbledhur ne zonat e tyre te banimit sasine e parave qe do te jepnin dhe kujt do t'ia dorezonin ashtu sikunder u sollen edhe deshmi te dhena nga persona te tjere qe kane dijeni per ngjarjen e rende.

Hetimet

Sipas policise dhe atyre qe u deshmuan ne procesin e mases se sigurise, Sollaku kishte rolin e grumbulluesit dhe shoqeruesit te klandestineve nga zonat e largeta ne qytetin e Sarandes dhe me tej ne liqenin e Butrintit ku per ti shpetuar postbllokut te lundres dilnin rreth 200 meter me larg duke kaluar Vivarin me varka te pajtuara kundrejt shperblimit qe shkonte nga 2000 ne 5000 lek per secilin person qe do te kalonte ne anen tjeter te bregut. Pas kesaj, prokurori i ka kerkuar gjykates, lenien ne qeli te te arrestuarve. Kerkesa e prokurorit eshte marre ne konsiderate nga trupi gjykues dhe ne perfundim pasi kane degjuar edhe pretendimet e te akuzuarve kane dhene masen arrest me burg, me qellim qe te argumentohet fajesia dhe te verifikohen tere deshmite dhe dokumentacioni ne ngarkim te dy te akuzuarve per trafik te klandestineve me pasoja te renda ne tragjedine e Butrintit.

Te arrestuar kater, dy ne kerkim

Shkon ne kater persona, te lene ne qeli per tragjedine e ndodhur ne liqenin e Butrintit. Asnje nga te arrestuarit nuk ka pranuar akuzen e ngritur dhe kane dhene versionin e tyre te ndodhjes ne kete ngjarje te rende. Me masen arrest me burg per dy te akuzuarit ka shkuar ne kater vet numri i personave te akuzuar per trafik, dy prej te cileve gjate dites se djeshme jane derguar ne qeli me 30 dite arrest per Ahmet Bushin dhe Bashkim Sene, arrest me burg pa afat. Qe nga dje prokuroria eshte duke zhvilluar hetime te thelluara per te plotesuar dosjen ne ngarkim te kater personave te arrestuar si dhe eshte ne kerkim te personave te tjere .

Mbrojtja

Te arrestuarit, si Mane edhe Sollaku kane sqaruar se nuk jane organizator te ketij trafiku dhe qenia e tyre ne kete proces, ka ardhur si rezultat i ngaterresave qe kane lindur si rezultat i shoqerimit qe ata u kane bere njerezve te tyre per te shkuar si emigrant ne shtetin fqinje.

Organizatoret

Dashamir Mane

Hyqmet Sollaku

Bashkim Sena

Ahmet Bushi

Ne kerkim

Brahim Madhi

Albert Gega

Viktimat

Elvira Jaho, 22 vjece

Klara Jaho, 3 muajshe

Festim Hoxha 25 vjec

Amarildo Kuka 20 vjec

Ndricim Myftari, 17 vjec


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›