Topalli, spikerja që na largon nga BE
Vetën disa ditë përpara, në mes të Brukselit, spikerja e parlamentit shqiptar, Jozefi na Topalli, nën investiturën e postit zyrtar që mbulon dha një ndër shfaqjet më poshtëruese për veten e saj, por mbi të gjitha për kombin që përfaqëson: shqiptarët. Nuk ka rëndësi nëse personi që i drejtoheshin sharjet, në këtë rast një parlamentar rumun i quajtur Victor Boshtinaru, ishte një antishqiptar i thekur, dhe nga goja e këtij burri mund të kishin dalë monstruozitete, nga më të ligat për racën shqiptare; nuk ka rëndësi nëse ky njeri përfaqëson interesat e lobeve që kërkojnë ta skllavërojnë Shqipërinë, megjithëse nga pushteti aktual, ky vend është shitur në duart më të këqija të mundshme, si serbët e llojit Fazlliç, mafia italiane e plehrave, apo biznesmenë injorantë; vështirë që ky njeri të punojë kundër interesave afatgjata e afatshkurtra të Shqipërisë, pasi edhe në punoftë, është diletant, krahasuar me këtë qeverisje dhe marrëveshjet që ka lidhur në këto gjashtë vjet, me fqinjët tanë, duke tejkaluar në rekordet e saj edhe ato të një qeverisje kolaboracioniste. Ky njeri, mund të jetë një ndër politikanët më të pa skrupull, ose ndër më parimorët; më të pa aftë ose një dishepull i Europës së re; por cilido qoftë, shqiptarët i vendosën përballë një politikane që nuk kishte se çfarë bënte më tepër që t’i diskreditonte. Pas fjalimit pa kokë e pa këmbë të Jozefina Topallit, ku gjithë tirada ishte veçse një llomotitje e pakuptimtë jermi e një femre që me Çausheskun, ka të përbashkët maninë e përjetshmërisë së qenies në karrige, ndërsa me bashkëshorten e tij, Elenën, ka të përbashkët injorancën, çdo shqiptar që do flasë në atë sallë, do jetë i paragjykuar për kapacitetet e tija intelektuale dhe nivelin kulturor, pasi ajo femër jo vetëm që turpëroi veten, çka u duk edhe në nënqeshjet e gazin mezi të përmbajtur të drejtuesit të seancës; diskretitoi jo vetëm klasën politike që e mban në krye të parlamentit, turp ndoshta pjesërisht i merituar; por mbi të gjitha zhvlerësoi një popull që përfaqësohet nga ajo. “Ab uno disce omnes” (nga njëri kupton si janë të gjithë) shkruan Virgjili tek “Eneida”. Dhe për fatin tonë të keq në këtë rast, Europa e ngritur mbi themelet e antikitetit, ka këto parametra vlerësimi, dhe ne na identifikon me Topallin. Mbijetesa e kësaj femre në politikë, vjen nga arsye që fillojnë nga qenia e saj katolike, dhe në konglomeratin fetar shqiptar që është në terren, duhet në enturazhin udhëheqës të vendit, një komponent i këtij segmenti të rëndësishëm të popullsisë shqiptare. Katolikët përbëjnë 10 % të popullsisë sipas statistikave të vjetra dhe ndoshta më shumë, pas çfetarizimit dhe rigjetjes së fesë ndër shqiptarët. Nga ky grup i popullatës kanë dalë personalitete si At Gjergj Fishta, At Ndre Mjeda, Pashko Vasa, Dom Nikoll Kaçorri, Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, dhe dhjetëra emra të tjerë që spikasin në murin e lavdisë së kombit shqiptar. Por të vësh Jozefina Topallin të përfaqësojë këtë komunitet, nuk mund të quhet tjetër veçse tallje për këtë segment tonin kombëtar që na mban të ankoruar me perëndimin e Europës së krishterë. Katolikët tanë, janë ajo dëshmi e kombit tonë se dikur kemi qenë pjesë integrale e Europës me fe; me kulturën e dëshmuar nga priftërinjtë; shokë në armë që e dëshmon Kastrioti; dhe janë dëshmi e ADN-së sonë kristiane e nevojshme për të hyrë në Europën që aq shumë thotë se është multietnike e kulturore, por aq shumë xheloze për unitetin e saj të krishterë. Katolikët shqiptarë, me larmishmërinë e tyre krahinore dhe kulturore, kanë në gjirin e tyre personalitete të spikatura qoftë në kulturë, si dhe në politikë. Por të vendosësh Jozefinën si përfaqësues të tyre, është tallje me ta.
Arsye tjetër e qenies së saj në politikë, nuk ka lidhje me peshën e saj në mozaikun politik dhe në këtë rast, në komponentin e djathtë të veriut shqiptar. Nëse qenia Topalli, do ti prishte punë sado pak Berishës, kjo femër nuk do zinte njëzet e katër orë jetë në formacionin e PD-së, dhe këtë ajo e di dhe e tregon me servilizmin e saj në prononcime dhe në gjestikulacione kur i pranishëm është Berisha. Çka e mban realisht në politikë, ka lidhje me dëshirën perfide të Berishës për të tallur, cingërisur dhe holluar nervat e kundërshtarëve politikë. Është pjesë e edukatës së tij, trashëguar ndoshta nga shkolla nga vjen, e cila përveç shkatërrimit të kundërshtarit, kërkon edhe dehumanizimin e tij. Dhe mekanizëm më të përshtatshëm për dehumanizimin e kundërshtarëve se sa Jozefina Topalli, vështirë se mund të gjesh. Jetesa në të njëjtin ambient me këtë femër, shpejt e bën sallën të duket kafaz dhe komunikimin të ngjajë me klithmat e kopshtit zoologjik. Por sado armike ta kesh opozitën, sado i urrejtshëm të jetë kundërshtari, vlerat e qytetërimit por dhe kanuni, kërkojnë që edhe në raste ekstreme, viktimës ti jepet një vdekje me dinjitet, ndërsa të caktosh Topallin si xhelat, është makabritet.
Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishmja, ka lidhje me përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Duket se krijimi i konceptit (inekzistent në literaturën botërore) si ai i “diplomacisë parlamentare”, term idiot i administratës parlamentare, është stisur për të justifikuar varavingot jashtë shtetit të Topallit, dhe përfaqësuar vendin tonë në nivelin më të ulët të mundshëm kulturor. Që nga kohët që s’mbahen mënd, kur qytet-shtetet e Greqisë së lashtë nisnin njeriun e tyre e tyre për të shpallur luftë apo bërë miq, me një fletë pergamene përfaqësimi që quhej “Diplomë”, zgjidhnin për këtë mision individët më trima, të pashëm, të zgjuar dhe me kulturë. Nga ajo ditë e mbrapa, në këtë profesion shtetet përzgjedhin njerëz që kanë këto cilësi. Edhe kur shtetet vinin nga revolucionet dhe ishin fryt i vegjëlisë së pa gdhendur, në diplomaci vendoseshin pinjollë të fisnikërisë së përmbysur: E bëri Franca e Napoleonit që ministër të Jashtëm kishte Kontin Talejrand; e bënë deri shtete monstruoze si Gjermania naziste apo Italia fashiste, që për ministër të Jashtëm kishin pinjollë të fisnikërisë si Ribentropi apo konti Çiano; e bëri edhe Rusia e kuqe ku ministra të jashtëm ishin fisnikë si Çiçerini apo konti Vishinski. Fatkeqësisht Shqipëria nuk ka trashëguar një klasë fisnikësh, dhe nuk ka krijuar një klasë politikanësh me prejardhje nga humusi i kulturës, por ama ka njerëz që mund ta përfaqësojnë denjësisht në botën e jashtme dhe nuk kanë të krahasuar me injorancën 360 gradësh të Ilir Metës, parvenytë e pa mendim të llojit Lulzim Basha e Edmond Haxhinasto, dhe pagdhendshmërinë e Jozefina Topallit.
Tashmë nuk kalon ditë që një përfaqësues i Bashkimit Europian ose SHBA, mos dalë dhe tregojë se ky vend duhet të ndryshojë, çka fillon nga klasa politike e tij. “Omnia mutantur, nos et mutamur in illis” (gjithçka ndryshon, dhe ne ndryshojmë bashkë me to), shkruante Ovidi tek “Metamorfoza”. Por duket se kjo klasë politike që drejton Shqipërinë, ka vendosur të tregojë se dialektika nuk funksionon në këtë vend, e ca më keq shembuj si Topalli na përgjithësojnë se sa të pandijshëm jemi ne shqiptarët ndaj qytetërimit.