E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon anetaret e Rrjetit Rajonal Kunder Korrupsionit

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli priti sot ne nje takim anetaret e Rrjetit Rajonal Kunder Korrupsionit te cilet jane njeheresh drejtues te Institucioneve te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ne vendet e Ballkanit dhe me gjere.

Topalli vleresoi rendesine e Institucionit te Deklarimit te Pasurive duke e quajtur thelbesor ne luften kunder korrupsionit konfliktit te interesave pasi sipas saj transparenca dhe integriteti eshte kyci.

Ndersa drejtuesit e institucioneve te Deklarimit te Pasurive ne rajon vleresuan vecanerisht rolin e Parlamentit ne miratimin e ligjeve si dhe monitorimin e institucioneve qe luftojne korrupsionin.

Gjate takimit u ve theksi tek domosdoshmeria e nenshkrimit te Memorandumeve te Bashkepunimit mes ILKPDV -e te vendeve te rajonit si dhe me agjensite e specializuata dhe Bankat per nje lufte me efikase kunder korrupsionit dhe rritjes se transparences me publikun.

Ne takim merrte pjese dhe kryetari i ILKPD Adriatik Llalla si dhe nepunes te ketij institucioni ne vendin tone.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›