Tentojne te djegin makinen e nje 26-vjecari

Pas djegjes se nje furgoni ne rrethinat e Krujes nje dite me pare sot eshte konsatuar nje zjarrvenje e qellimshshme ndaj nje mjeti tjeter. Policia ka bere me dije se rreth ores 0515 te dites se sotme ne fshatin Rinas Kruje ne afersi te shkolles 9-vjecare persona te paidentifikuar kane tentuar te djegin duke i vene zjarrin automjetit tip Benz me targa KR 6621 A ne pronesi te shtetasit B.S. 26 vjec banues ne Rinas. Automjeti nuk ka pesuar deme pasi zjarri eshte fikur ne kohe nga vete familjaret. Pas kesaj ne vendngjarje Grupi Hetimor vazhdon kryerjen e veprimeve te para. Njekohesisht vazhdon puna ne drejtim te identifikimit te autoreve te ngjarjes dhe sqarimit te rrethanave te saj.