Topalli takon fëmijët jetimë në Kamëz

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vizituar fëmijët jetimë të Bashkisë Kamëz për festat e fundvitit.
Topalli duke iu drejtuar fëmijëve theksoi se asnjëherë nuk ndihet më e gëzuar e më e lumtur se sa në të tilla momente feste e hareje e kur sheh fëmijë që i gëzohen festave.
"Gëzimi një fëmije nuk ka çmim. Fëmijët nuk pushojnë kurrë së qenuri fëmijë. Nuk ka gëzim më të madh sesa buzëqeshja e fëmijës tënd. Ata nuk më gjykojnë, nuk kanë nevojë, ata duan vetëm të gëzojnë. Të gjithë duhet të lexojmë sytë e fëmijëve."theksoi Topalli.
Duke i ftuar të gjithë fëmijët të vijnë në parlament ajo tha se dera e parlamentit është e hapur për të gjithë fëmijët, sepse është shtëpia e gjithë shqiptarëve.
Një falenderim të veçantë Kryetarja e Kuvendit u përcolli gjithë stafit të mësuesve të fëmijëve si edhe stafit të Bashkisë, për përkushtimin dhe punën e tyre, duke i uruar ata për një vit të ri plot shëndet e mbarësi.