PS Pa kutite nuk votojme Gjykaten Administrative

TIRAN - Partia Socialiste do te kushtezoje dhenien e votes per miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative me hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Zyrtaret socialiste kane perseritur dje qendrimin e tyre duke mos u lekundur edhe pas presionit te SHBA-ve. Ajo qe pritet te kerkoje opozita lidhur me votimin e ketij projektligji me 84 vota eshte vijimesi e paketes se propozuar prej tyre per te cilen ende nuk eshte dhene konsensusi nga mazhoranca.
Burime nga selia roze bejne te ditur se Partia Socialiste eshte pro votimit te ligjit per Gjykaten Administrative por kompromisi duhet te nise nga hapja e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit dhe me pas te vazhdoje me nje sere ligjesh qe kerkojne 84-vota. Te njejtat burime saktesojne se per te arritur nje konsensus politik per ceshtje te caktuara kerkohet nje marreveshje dypaleshe prandaj mazhoranca duhet te ulet me opoziten per te arritur kete kompromis te munguar prej kohesh.
Krahas apelit te herepashershem te opozites per fillimin e hetimit te zgjedhjeve te fundit dhe me pas do te jepet konsensusi i nevojshem per reformat themelore qe kerkohen per integrimin e vendit ne Bashkimit Evropian mazhoranca vijon te mos jape miratimin e saj per kete ceshtje. Sipas socialisteve shumica qeverisese nuk mund te kerkoje voten sa here qe i intereson per te permbushur programin e saj politik dhe kur opozita kerkon nje ceshtje ajo te mos miratohet.
Zyrtare te Partise Socialiste theksojne se duhet nje aftesi negocimi qe palet te arrijne ne nje zgjidhje qe do te kenaqe te dyja palet dhe kjo eshte pjese e paketes se propozuar. Permes kesaj pakete opozita ka bere te qarte se me zhbllokimin e krizes politike permes hetimit te zgjedhjeve te shkuara pa djegien e kutive zgjidhen dhe elementet e tjere qe lidhen me reformat qe kerkojne vendin.
Per socialistet edhe Parlamenti Evropian ka njohur permes miratimit te Rezolutes se ngerci politik qendron ne hetimin e zgjedhjeve dhe se me kalimin e ketij problemi do te vijohet me miratimin e reformave te rendesishme per vendin. Ne kete pike burime nga selia roze saktesojne se ka nje problem qe lidhet me mazhorancen sepse eshte e paafte te ulet me opoziten.
Kjo pasi sipas tyre arritja e nje kompromisi kerkon dialogun dhe negocim. Zyrtare te larte te Partise Socialiste sqarojne se duhet te negociojne per zgjidhjen e kesaj situate te krijuar pasi nuk mund ti faturohet opozites deshtimi i nje procesi dhe nese del me sukses meritat ti marre qeveria.