Spahiu Politika ka paralizuar gjyqesorin

TIRAN - Zv.kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu apeloi dje qe partite politike te votojne te enjten projektligjin per Gjykaten Administrative i cili prej dy vitesh mban peng reformen ne gjyqesor. Une ju bej apel partive politike qe te miratojne ngritjen e Gjykates Administrative. Ngritja e kesaj gjykate eshte me rendesi per gjyqesorin ne Shqiperi. Mbajtja peng e projektligjit ka paralizuar gjyqesorin.
Qytetaret jane te detyruar te presin me vite para gjykatave per zgjidhjen e nje ceshtje administrative ku me miratimin e ketij ligji gjykimi i ceshtjeve te tyre perfundon brenda pak diteve - theksoi zv.kryetari i KLD-se Spahiu. Ne vazhdim te fjales se tij me tone te ashpra ne adrese te politikes Spahiu shtoi se nuk mundet qe partite te pengojne funksionimin e gjykatave.
Pushteti gjyqesor nuk mund te pengohet nga konfliktet mes partive ne Kuvendin e Shqiperise. Mosfunksionimi i gjykates administrative ka paralizuar edhe riorganizimin e Gjykatave pasi percaktimi i organikave te reja nuk mund te plotesohet pa ngritjen edhe te gjykates administrative ne te cilen do te emerohen dhjetera gjyqtare - tha Spahiu.
Keto deklarata dhe te tjera zv.kryetari i KLD-se Spahiu i beri gjate konferences per shtyp mengjesin e djeshem nga salla e gjyqit qe ndodhet ne katin e dyte te Gjykates se Shkalles se Pare ku ne krah te tij ishte kreu i kesaj gjykate. Te dy se bashku njeherazi prezantuan tete magjistratet te emeruar nje dite me pare nga Presidenti i Republikes Bamir Topi per fillimin e ushtrimit te perkohshem te detyres si gjyqtare prane kesaj gjykate.
Ne fjalen e tij pas prezantimit te tete magjistrateve zv.kryetari i KLD-se u shpreh se ka ardhur koha qe kryeqyteti te kete nje pallat te drejtesise. Ku te perfshihen gjykatat e te gjitha niveleve ne kete qytet prokuroria policia gjyqesore KLD-ja dhe cdo institucion tjeter qe lidhet me pushtetin gjyqesor - u shpreh Spahiu.