E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat për Ballkanin, Gjoni: Rezoluta, mbështetje për Shqipërinë

Ministria e Punëve të Jashtme ka përshëndetur miratimin e Raportit të eurodeputetes Tanja Fajon nga Parlamenti Evropian. Zëdhënësi i ministrisë Ralf Gjoni në një konferencë për shtyp theksoi se kjo rezolutë dhe deklarata që e bashkëshoqëroi atë në emër të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, e pranuar edhe nga Komisioni Evropian, është një mbështetje e fuqishme për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin.
Sipas tij propozimi për përfshirjen e menjëhershme të Shqipërisë në aneksin e dytë të vendeve të cilave nuk u nevojitet vizë për në BE, sapo ajo të përmbushë detyrimet e mbetura, dëshmon për përkrahjen e gjerë dhe të fuqishme që gëzon vendi ynë për të realizuar lëvizjen pa viza të qytetarëve dhe për të avancuar bindshëm në rrugëtimin tonë evropian pa vonesa.
Më tej zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ralf Gjoni shtoi se qeveria shqiptare i siguron të gjithë partnerët evropianë se të përmbyll me sukses dhe pa humbur kohë të gjitha detyrimet e mbetura në këtë proçes, dhe se angazhimi ynë do të vazhdojë të jetë po kaq intensiv në çdo etapë të marrëdhënies tonë me Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›