E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli viziton të plagosurit në Spitalin Ushtarak

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vizituar sot të plagosurit në demonstratën e 21 janarit të cilët ndodhen në spitalin Ushtarak.

Duke i cilësuar si heronj të vërtetë punonjësit e policisë, kryetarja e Kuvendit ka theksuar se solidarizohet me të gjithë ata që kanë mbrojtur institucionet e vendit.
 

Ajo gjithashtu ka fajësuar kryetarin e PS-së Edi Rama për demonstratën e dhunshme të 21 janarit që sipas saj ishte një puç shtetëror i inskenuar nga vetë Rama.
 

“Jam këtu në shenjë solidariteti me policinë e shtetit dhe me punonjësit e Gardës së Republikës të cilët janë heronj. Demonstrata e dhunshme ishte një skenar, një puç kundër shtetit, kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë e inskenuar nga Edi Rama” theksoi Topalli.

Ajo gjithashtu theksoi se e gjithë demonstrata e dhunshme ishte një sulm i paralajmëruar nga kreu i opozitës Rama për të marrë pushtetin me dhunë.
 

“Kam ardhur të solidarizohem me punonjësit e policisë dhe për t`i thënë Ramës që nuk mund ta marrë me dhunë pushtetin” shtoi më tej Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›