E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu dorezon nje procedim penal per Ina Ramen: Zbuloi te dhena sekrete

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Tiranë, 23 mars, 12:45, NOA – Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzon Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama se ajo gjatë publikimit të dosjes hetimore rreth tij, ajo ka nxjerrë të dhëna sekrete, të cilat nuk duhet të ishin publikuar në asnjë mënyrë.

Në të tilla kushte, ish-ministri ka dorëzuar nisjen e një procedimi penal ndaj kryetares së organit të akuzës.

Sipas avokatëve të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ai po përgatitet që të nisë një procedim penal per Ina Ramen, nën akuzën direkte të shpërdorimit të detyrës.

“Publikimi i dosjes përbën shkelje të rëndë të detyrës”, pohojnë avokatët e Mediut.

Sipas tyre, Ina Rama nuk ka asnjë imunitet dhe mbi të gjitha, me publikimin e fakteve të dosjes së hapur ndaj tij lidhur me çështjen e Gërdecit, avokatët e Mediut shtojnë se prokuroria synoi diskriminimin e figurës së tij me publikimin e kësaj çështje.

Ardian Visha dhe Petrit Serani, avokatët e Mediut, bëjnë të ditur se ata kanë ndërmend të marrin edhe një procedim penal edhe për Stojanin, të cilin e kanë akuzuar se ai ka realizuar ndërhyrje të gabuara në dëm të ish-ministrit gjatë një emisioni televiziv.

“Stojani ka drejtuar pyetje tendencioze ndaj Mediut dhe ka kryer veprime të paligjshme, të cilat janë të paprecedente”, - kanë pohuar avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediut.

Gjatë konferencës për shtyp, ka qenë i pranishëm edhe vetë Mediu, në një kohë kur Gjykata e Lartë pritet të marrë në shqyrtim kërkesë padinë e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj tij lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›