Topalli:Mjekët dhe pilotët punë heroike

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vizituar sot të plagosurit e aksidentit të Fushë Arrëzit të cilët ndodhen në spitalin Ushtarak. Në një prononcim për mediat kryeparlamentarja Topalli ka vlerësuar punën heroike të mjekëve dhe të pilotëve të cilët kanë bërë që të shpëtohen jetë njerëzish.
"Dje është një ditë e zezë dhe të gjithë jemi të shokuar. Mjekët kanë shpëtuar nga rreziku shumë të plagosur dhe i lutemi zotit që gjendja e tyre të përmirësohet. është shumë e dhimbshme të shohësh fëmijët e plagosur të familjes Mustafa cilët nuk e kanë as mamin dhe as babin" theksoi Topalli duke falenderuar edhe njëherë mjekët të cilët po punojnë 24 orë në 24 për t'i ofruar ndihmën të plagosurve.