Berisha ngushëllon familjarët e viktimave

Kryeministri Sali Berisha ka qenë pranë disa familjeve të cilët humbën të afërmit e tyre në tragjedinë e 17 korrikut ku mbeten të vdekur 14 përsona. Së pari shefi i qeverisë shqiptare ka qenë në familjen e shoferit Zef Frroku ku ka shprehur ngushëllime për humbjen e njeriut të zemrës.
"Kjo është një gjëmë shumë e rëndë, zi shumë e madhe të cilën e ndani jo vetëm me njëri tjetrin por me gjithë shqiptarët. Uroj të gjeni forcë për ti dhënë kurajo familjes", ka thënë kryeministri familjarëve të Frrokut.
Një tjetër familje e cila ka mbetur gjtihashtu e prekur rëndë nga kjo tragjedi është familja Gjini të cilës kryeministri i uroi ngushëllimi dhe tha se ndan me ta dhimbjen e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë për këtë tragjedi.
"Uroj të gjeni forcë për të kaluar këtë dhimbje shumë të madhe. Asgjë nuk e kompenson dot humbjen e Paulit dhe të tjerëve që vdiqen dje. Urojmë që të plagosurit që u plagosën dje të shërohen sa më shpejt. I gjithë populli ka qenë me ju. Aksidenti ishte shumë tragjik", përfundoi kryeministri vizitën në familjen Gjini.
Në ndalesën e radhës në Shkozë kryeministri u ndal te familja Marku.
"Për ju si vëlla për nënat motrat, më e rënda më e vështira. Keni përjetuar një ditë të rëndë. çfarë do që të shprehin fjalët nuk mund të shprehin një pikëllim të madh për humbjen e nënës së djalit. Për këtë dramë e fatkeqsi ndani sot me të gjithë shqiptarët dhimbjen për humbjen e tyre. Të gjithë qajnë e luten për ju. Uroj që ata që janë në spital të shërohen sa më shpejt. Ne do të bëjmë bëjmë gjithçka për ti ndihmuar. Jeni të gjithë se bashku për të përballuar këtë gjëmë. Uroj të gjeni forcë, uroj që të plagosurit të shërohen sa më shpejt. Të gjithë shqiptarët do donin të ishin këtu me ju për të marrë copëza nga dhimbja juaj. Në çdo vatër shqiptare sot zija juaj është dhimbje e vërtrtë", ka mbyll mesazhin e ngushëllimit kryeministri Berisha në familjen Marku në Shkozë të Pukës.