E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli:Shpresa është doktrina e mandatit të Presidentit Obama

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë , e ftuar në ceremonitë e inagurimit të Presidentit Barak Obama në Uashington, e ka cilësuar si madhështore dhe te pabesueshme, ceremoninë e betimit, jo vetëm për shqiptarët, por dhe për vetë amerikanët. 'U ndjeva shumë e nderuar që pata mundësi ta ndiqja këtë ceremoni madhështore, shumë pranë asaj që ishte foltorja, nga ku Presidenti Obama deklaroi se do të vendosë një epokë të re, duke duke patur në përspektivën e tyre , paqen, daljen nga kriza dhe mundësi për këtë erë të re u shpreh Topalli. Lidhur me fjalimin e Presidentit Barak Obama, mbajtur përpara kombit amerikan në Capitol Hill, Kryetarja e Kuvendit , u shpreh se është një kohë sfidash,por edhe Presidenti Obama e konsideroi se në periudha të vështira, mund të lindin dhe oportunitete të mëdha. Në fakt edhe fjalimi i tij flet për vështirësitë e këtij momenti, por edhe për mundësitë e mëdha të populli , dhe të kombit të madh amerikan. Askush më shumë se ne shqiptarët nuk është popull më pro amerikan;askush më shumë se ne ka luftuar për liri dhe demokraci dhe kjo shkon me linjën e doktrinës dhe filozofisë së fjalimit të Presidentit Obama , i cili tha se SHBA do të mbështesin popujt që punojnë për paqe dhe demokraci shprehet Topalli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›