E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tophanja kthehet drejt Aleancës për Prishtinën

Kryetari i Aleancës për Prishtinën z. Besnik Tahiri i shoqëruar nga Nënkryetari i AAK-së, z. Ahmet Isufi dhe ekipi i Aleancës për Prishtinën vizituan lagjen Tophane. Me këtë rast, z. Tahiri takoi disa prej 375 anëtarëve të rinj të Aleancës për Prishtinën në këtë lagje. Vizita filloi në lokacionin “te Bahollt” duke vazhduar me hapjen e zyrës së Aleancës për Prishtinën në lagjen Tophane.

Kryetari Tahiri në takim me banorët e kësaj lagje u informua në lidhje me problemet që ata ballafaqohen, ndërsa si zgjidhje shpalosi programin zhvillimor të Aleancës për Prishtinën për këtë lagje, si dhe për mënyrën se synohet të avancohet qeverisja me gjithë Prishtinën.

Me këtë rast, z. Tahiri në këtë lagje bëri hapjen e një zyre të veçantë të Aleancës për Prishtinën. Kjo zyre pritet t’i shërbejë lidhjes së strukturave të Aleancës për Prishtinën me qytetarët e kësaj lagje duke shërbyer si mundësi e komunikimit të vazhdueshëm dhe adresimit të shqetësimeve.

Z. Tahiri falënderoi strukturat e nëndegës Tophane dhe qytetaret e kësaj lagje duke shprehur edhe një herë se ai, ekipi dhe Aleancës për Prishtinën janë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës duke synuar avancimin e qeverisjes, dhe mirëqenies së tyre.

Vizita e sotshme e Kryetarit për Aleancës për Prishtinën u përmbylle me vizitën bërë bizneseve në këtë lagje ku në bashkëbisedim z. Tahiri theksoi se ai angazhohet që zhvillimi i kryeqytetit të bëhet nëpërmes aktiviteteve ekonomike, dhe kjo kërkon një kujdes të veçantë për krijimin e kushteve të nevojshme për operatoret e vogël dhe të mesëm ekonomik në Prishtinë. z. Tahiri në kuadër të bashkëbisedimeve të tij intensive në këtë lagje shpjegoi se qeverisja lokale dhe qeverisja me një kryeqytet nuk duhet zbritur në nivel të asfaltit dhe ndërtimeve kaotike.

Kjo vizitë është në vazhdën e takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët e Prishtinës dhe për të shtuar komunikimin në mes strukturave të Aleancës për Prishtinën dhe banorëve të kryeqytetit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›