E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faktori ndërkombëtar thërret për miratimin e shpejtë të “amnistisë”

Faktori ndërkombëtar në Kosovë, sërish ka bërë thirrje për miratimin e shpejtë në Kuvend të Projektligjit për Amnistinë. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ambasadorët e shteteve të BE-së prezente në Kosovë, si dhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, kanë thënë se miratimi i shpejtë i tij është hap vendimtar për të siguruar integrim të plotë të të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës në tërë vendin. Ata kanë lënë të kuptohet se amnistimi i krimeve ekonomike do të lidhet vetëm me veriun, transmeton KTV.

“Përfaqësuesi Special i BE-së/shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian që janë prezente në Kosovë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, së bashku theksojnë rëndësinë që ka miratimi i Projektligjit për Amnesti nga ana e Kosovës si një element i nevojshëm i normalizimit të marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky ligj, ashtu siç është hartuar, ka fushëveprim të ngushtë, përjashton veprat që shkaktuan dëmtime të rënda trupore apo vdekjen, dhe amneston vetëm ato krime ekonomike që janë kryer në lidhje me thirrjen për rezistencë. “, thuhet në një reagim të përbashkët. Ata kanë mirëpritur diskutimet që po bëhen për këtë Ligj, dhe kanë çmuar përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’ju përgjigjur shqetësimeve të tyre duke i mbajtur elementet për të cilat është arritur pajtim gjatë dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›