Vendet arabe në qendër të debatit në Parlamentin Evropian

"Përvoja në Evropë na mëson, se demokracia e vërtetë është baza e nevojshme për tolerancë, demokraci dhe mirëqenie. Në Afrikën e Veriut dhe në botën arabe, ky synim nuk do të arrihet shpejt dhe pa kthime pas. Por ndërtimi i një demokracie të thellë është rruga e vetme për ta arritur këtë synim. Ne e kemi përvojën për ta ndihmuar çdo vend që na kërkon ta ndihmojmë në këtë rrugë të demokracisë" - shprehet Katherine Ashton.
Veçanërisht e largët kjo rrugë duket në Libi. Në situatën e paqartë të luftës civile, Ashton njoftoi hapjen e një zyre në Bengazi, në qendrën e kryengritësve. BE synon të mbështesë me këtë këshillin tranzitor nacional të kryengritësve.
Humbje e kredibilietit të BE-së?
Martin Schulz është kryetar fraksioni i socialistëve. Ai mendon se një sërë shtetesh anëtare të BE e kanë hedhur prej kohësh dëm kredibilitetin e tyre në Libi, në dallim nga BE vetë: "Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Belgjika janë furnizuesit kryesorë me armë të ushtrisë së zotit Gadafi, e cila lufton atje kundër kryengritësve. Ky nuk është besimi, për të cilin ka nevojë Evropa."
Ashton u ndal edhe në gjendjen në Lindjen e Afërt dhe në dakordimin më të fundit midis fraksioneve deri tani në armiqësi të Hamasit dhe Fatahut. Dakordimin ajo e sheh si shans për paqen me Izraelin. Të dyja palët tani duhet të bëjnë hapa të tjerë:
"Unë mendoj se Izraeli duhet t'ua dorëzojë palestinezëve të ardhurat nga taksat, që u ka borxh. Por unë e them qartë: qëndrimi ynë përballë Hamasve nuk ka ndryshuar dhe siguria e Izraelit është për të gjithë ne një kërkesë me rëndësi kyçe."
BE i vlerëson Hamasët si organizatë terroriste dhe u kërkon atyre që ta njohin të drejtën për ekzistencë të Izraelit si dhe që të heqin dorë nga dhuna, si mjet për zbatimin e synimeve të tyre politike.
BE dhe qëndrimi ndaj Asadit
Veçanërisht akute është situata edhe në Siri. Këtu, BE ka vendosur sanksione kundër 13 anëtarë të rrethit drejtues dhe familjes të presidentit Bashar Al-Asad, por jo edhe kundër vetë Asadit. Shefi i liberalëve, Guy Verhoffstedt e quajti Asadin si aktualisht "diktatorin më brutal të botës" dhe mendon se sanksionet janë "qesharake". Ai kërkon nga Ashton një përgjigje të vendosur."Deklaroni që familja Asad nuk do të shihet më kurrë nga BE si përfaqësuese e vërtetë e popullit sirian dhe se ata do të përgjigjen për krimet e tyre. Njerëzit në Siri e presin sot këtë mesazh të qartë, jo nesër, sot."
Por shumë nga oratorët e morën në mbrojtje Ashtonin. Ajo është e detyruar të gjejë një kompromis midis 27 shteteve anëtare dhe për shkak të detyrimit për vendim unanim, mjafton një vend për të penguar sanksionet./DW-Start/
2011-05-12 12:42