Topi- qytetarëve: Sytë nga pushteti vendor
Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë vizitës së tij në Shëngjin të Lezhës u bëri thirrje qytetarëve që të mos influencohen nga debatet e politikës, por të kthejnë sytë nga pushteti vendor.
Sot në Shqipëri ka debat politik, ka edhe mosmarrëveshje të karakterit politik, por jam i bindur që klima e demokracisë bën të mundur që, përtej pozicioneve politike, njerëzit në komunitet të mos jenë të influencueshëm, por të bashkëpunojnë, të komunikojnë, sepse jeta në komunitet është ajo që i intereson gjithsecilit, pavarësisht nëse është i majtë, nëse është i djathtë, nëse nuk ka interes për politikën. Pra, të gjithë së bashku jetojmë në komunitet dhe komuniteti ka nevojë që të orientohet tek politika dhe pushteti vendor, theksoi Topi.