Greqi, sot Papademos prezanton programin
Sot gjatë seancës parlamentare pritet që të votohet qeveria e Papademos. Sipas medieve greke kryeministri Lukas Papademos do të lexojë programin e qeverisë dhe do të pasojnë diskutimet e deputetëve, që do të vazhdojnë deri të mërkurën, kur në përfundim do të votëbesohet edhe qeveria.
Gjatë fundjavës, Papadimos zhvilloi telekonferenca me presidentin francez Nikolas Sarkozi dhe kancelaren gjermane Angjela Merkel. Të dy liderët, pasi e përgëzuan kryeministrin grek për marrjen e detyrës dhe krijimin e qeverisë, diskutuan me të çështje që lidhen me implementimin e marrëveshjes së 27 tetorit, si dhe angazhimet e Greqisë që burojnë në vendimet e samitit.
Ndërkohë që këtë javë vëmendje e veçantë është përqendruar në ekipin e Trojkës i cili rikthehet në Athinë, me qëllim që të vazhdojnë negociatat për disbursimin e këstit të gjashtë të kredisë, si dhe fillimin e implementimit të paketës së kredisë, në bazë të vendimeve të samitit të 26 tetorit.