Topi: 22 marsi, ditë e dialogut dhe komunikimit

Presidenti i Republikes Bamir Topi deklaroi se dimri ka përfunduar për shqiptarët dhe shprehu bindjen se lajme të mira do të vijnë ditët në vijim përsa i përket procesit të liberalizimit të vizave.
Kreu i shtetit vizitoi kryegjyshatën në ditën e Sulltan Novruzit, duke e vlerësuar 22 marsin, si ditën e dialogut dhe të komunikimit.
Kryegjyshatën e vizitoi edhe kreu socialist Edi Rama, i cili uroi besimtarët dhe u shpreh se me solidaritet kalojnë vështirësitë dhe krizat.