E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi “s’ka kosh” për ligjin e mbetjeve motorike!

Gjatë ditës së djeshme, kreu i shtetit e ka dekretuar këtë ligj, duke zyrtarizuar kështu hyrjen e tij në fuqi.

Me anë të këtij ligji, qeveria synon të pastrojë të gjithë vendin nga mbetjet e automjete të shpërndara kryesisht anës rrugëve kryesore, çka kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë i quajti “kartolina turpi”.

Ligji u miratua nga Parlamenti më 29 shtator, vetëm me 71 votat e deputetëve të mazhorancës, ndërsa opozita e kundërshtoi ashpër atë, duke theksuar se me këtë ligj synohen përfitime të shumta nga shitja e skrapit nga njerëz të lidhur me pushtet. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-19 08:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›