Sequi: PD-PS, marreveshje kunder korrupsionit
Shefi i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi, Etore Sequi, tha dje se konkluzionet e Raportit te Progresit Vjetor 2011 te Komisionit Evropian per Shqiperine te bere publik javen e kaluar, tregojne qarte se eshte bere progres i kufizuar ne fushen e politikes antikorrupsion, e cila eshte nje prioritet kyc i Opinionit. "Angazhimi i forte politik ne nivelet me te larta dhe nje marreveshje e gjere mes forcave politike, eshte nje kusht i domosdoshem per perparimin drejt BE-se, vecanerisht ne fushen e sundimit te ligjit",- tha Sequi ne tryezen e djeshme per kufizimin e imunitetit te te zgjedhurve. Sipas tij, EURALIUS-i eshte nje projekt 30-mujor, i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili ka filluar ne shtator te vitit 2010 me qellim qe te perafroje sistemin shqiptar te drejtesise ne perputhje me standardet e BE-se te transparences, efikasitetit dhe pavaresise, i cili ka nje buxhet prej 2.3 milione euro. Ndaj sipas tij, palet duhet te bien dakord per kufizimin e imuniteteve dhe perparimin ne procesin antikorrupsion.