E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Aktet e dhunës në Kosovë, të panevojshme

Presidenti Bamir Topi ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp për situatën e krijuar ditët e fundit në veri të Veri të Kosovës. Presidenti shqiptar dënon aktet e njëanshme të dhunës duke i konsideruar ato krejtësisht të panevojshme dhe beson shumë tek institucionet legjitime të Kosovës për rikthimin të normalitetit afatgjatë. “Presidenti i Republikës mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut institucional të iniciuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit, duke e vlerësuar atë si rruga më e mirë për zgjidhjen e problematikave reciproke, si dhe dhënien e kontributit konkret për forcimin e paqes e stabilitetit në përputhje me aspiratat e të gjithë rajonit për integrimin e plotë euroatlantik”, thuhet në deklaratën për shtyp të presidentit. Po ashtu, presidenti ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen e policit të vrarë. Presidenti Topi vlerëson se Kosova është tashmë një realitet i njohur botërisht dhe sovraniteti i saj është i pakthyeshëm e i paprekshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›